Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk e prisja nga ai”, Guardiola: Lojtarët në fushë nuk duhet të bëjnë “shkencë”

Manchester City koleksionoi fitoren e pestë në pesë javët e para të Premier League. “The Citizens” triumfuan me përmbysje me shifrat 1-3 në transfertë ndaj West Ham. Pavarësisht mungesave të shumta si Grealish, De Bruyne, Kovacic apo edhe Stones, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola ia dolën me sukses teksa pas sfidës, tekniku spanjoll ishte tepër i kënaqur me skuadrën e tij.

“Bëmë shumë ndryshime gjatë 90 minutëshit pasi West Ham është një skuadër që mbrohet me shumë lojtarë, jam jashtëzakonisht krenar për djemtë e mi. Ishte një fitore e madhe duke llogaritur edhe dëmtimet që kemi”.

Lexo edhe:

Ndër të tjera, Guardiola nuk harroi edhe elozhet për Jeremy Dokun, autorin e golit të parë të Cityt. Por, trajneri nuk harroi të theksonte se belgu ka nevojë për kohë në mënyrë që të përshtatet siç duhet me skemat e “qytetarëve”.

“Në ndeshjen e parë me skuadrën, Doku m’u duk pak i turpshëm. Me një lojtar të ri si ai duhet durim, nuk pres gjithçka nga Doku. Megjithatë, më duhet ta theksoj se në këtë ndeshje më la një shije të mirë. Duhet të mësojë. E rëndësishme është që në fushë secili lojtarë të tregohet vetvetja dhe të mos ta komplikojë më kot manovrën”, u shpreh Guardiola.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...