Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Nuk e prisja nga Henderson”, Klopp flet për transferimin e mesfushorit në Arabi

Ashtu si një pjesë e madhe e futbollistëve nga Europa, edhe Jordan Henderson vendosi këtë verë të largohej nga Liverpooli për t’u transferuar në Arabinë Saudite tek skuadra e Al-Etiffaq. Ish-kapiteni i The Reds firmosi një kontratë mjaft fitimprurëse nga e cila do të arkëtojë plot 700.000 paund në javë.

Në lidhje me transferimin e 33-vjeçarit në Lindjen e Mesme foli për herë të parë trajneri Jurgen Klopp teksa gjermani shprehet se nuk e priste një lëvizje të tillë nga Henderson duke qenë se bëhej fjalë për një lojtar që ishte pjesë e Liverpool prej tetë vitesh.

Lexo edhe:

“Sigurisht që u surprizova shumë nga një lëvizje e tillë. Henderson ishte pjesë e Liverpool prej tetë vitesh, ai e dinte shumë mirë se të gjithë ne në klub kërkonim që të qëndronte. Por, nëse lojtari dëshiron të largohet atëherë nuk mund të ndërtojmë një mur dhe t’i bllokojmë rrugën. Henderson do të na mungojë shumë, ashtu siç edhe atij do t’i mungojë shumë Liverpooli”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...