Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Nuk e tradhtoj dot ekipin tim”, një gjerman refuzon Manchester United

Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare për Kevin Trapp. Portieri gjerman ishte protagonist me Eintrachtin e Frankfurtit sezonin e kaluar, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin e paharrueshëm në Europa League.

Portieri ka edhe dy kontratë me klubin gjerman. Autori i gjashtë ndeshjeve me kombëtaren, ka pranuar interesimin e United në një postim në “Instagram”, aty ku zbulon edhe vendimin që ka marrë.

Është e vërtetë që ka një ofertë me shkrim. United është një klub i madh dhe shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se unë do ta merrja në konsideratë një ofertë të tillë, por dje u thashë drejtuesve të të dy klubeve se kam vendosur të qëndroj në Eintrachti”, shkruan 32-vjeçari.

Trapp ka zgjedhur të mos braktisë klubin aktual në ditët e fundit të merkatos. “Gardiani” gjerman provoi një aventurë 3-vjeçare te PSG (2015-2018), sezone gjatë së cilave fitoi gjashtë trofe në kryeqytetin francez.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....