Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Nuk është në nivelin e Milanit”, drejtuesi legjendar kritikon sulmuesin

Luka Jovic ishte afrimi i Milanit në ditët e fundit të merkatos, por ish-sulmuesi i Real Madrid po zhgënjen në aventurën në Milanon kuqezi.

25-vjeçari ndodhet mbi peshë dhe nuk po arrin të lërë shenjë në minutat që ka përfituar nga Stefano Pioli.

Jovic i ditëve të Eintracht Frankfurt është shumë larg me futbollistin aktual. Me serbin që përveç mungesës së golit ende nuk ka dërguar brenda kuadratit kundërshtar asnjë nga goditjet e tij!

Në lidhje me të foli Ariedo Braida, ish-drejtuesi legjendar i kuqezinjve, i cili thekson se Jovic nuk është në nivelin e një skuadre të madhe.

Lexo edhe:

Milani është një ekip i rëndësishëm, i ka të gjitha vlerat për të konkurruar në nivele të larta. Nuk e di çfarë formacioni do të zgjedhë Pioli kundër Fiorentinës.

Por besoj se Milani është një skuadër e madhe, dhe pse në disa raste nuk e tregon një gjë të tillë.

Jovic? Futbollist i mirë, ai ka bërë gjëra pozitive, por unë mendoj se i mungon diçka. Niveli për të qenë lojtar i denjë për një skuadër të madhe…

Dhe nuk është fillestar, pasi ai ka luajtur me ekipe si Reali i Madridit apo Fiorentina”, u shpreh Braida.

Milani nuk do të ketë të gatshëm sulmuesit Giroud dhe Leao ndaj Fiorentinës, me Jovic që pritet të ketë shansin e tij të fundit kundër ish-skuadrës së tij.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...