Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk është në planet e Xavi-t, Roma kërkon fiksimin e Mourinhos-s nga Barça

Clement Lenglet është një fiksim i vjetër i Jose Mourinhos, i cili kërkon që ta ketë francezin si pjesë të mbrojtjes së Romës.

Ndonëse luajti në 27 ndeshje sezonin që u mbyll, Lenglet duket se nuk është pjesë e planeve të Xavi-t.

Francezi ka kontratë shumë të gjatë me Barçën, deri në vitin 2026, dhe duke parë që nuk është pjesë e planeve të teknikut të katalanasve, 27-vjeçari ka nevojë për një ekip që mund ta mbajë atë të aktivizuar, ndonëse edhe në formë huazimi.

I interesuar për mbrojtësin është edhe Tottenhami. Megjithatë, te “Spurs” ai nuk shihet si një prioritet, pasi përpara se të bëjë afrimet, duhet të krijojë të ardhurat e nevojshme dhe të shkurtojë tepricat.

Ndaj e ardhmja e Clement Lenglet lidhet më shumë me Jose Mourinhon dhe respektivisht edhe me Romën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...