Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk është normal për moshën e tij”, Klopp kërkon rinovimin e veteranit

LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 22: Liverpool Manager, Jurgen Klopp celebrates with Jordan Henderson and James Milner after the Carabao Cup Quarter Final match between Liverpool and Leicester City at Anfield on December 22, 2021 in Liverpool, England. (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

James Milner është një nga liderat e Liverpool në dhomat e zhveshjes dhe trajneri Jurgen Klopp i jep një mesazh të qartë drejtuesve të klubit për të rinovuar me 37-vjeçarin që i përfundon kontrata në fundin e sezonit aktual. Ndër të tjera, tekniku gjerman këmbëngul se skuadra e ka të nevojshme të mësojë edhe nga përkushtimi e mentaliteti i Milner, për të cilin Klopp u shpreh se ai nuk është normal për moshën që ka.

“Milner dëshiron të vazhdojë dhe të luajë futboll, mendoj se ai nuk mund të gjykohet nga mosha. Mjafton ta shihni si luan në fushë, mendoj se nuk është normal për moshën që ka. Është 37-vjeçar, por në stërvitje nuk ka një ditë që të duket i tillë. Është një lojtar i pabesueshëm, nuk po them që mund të luaj në 64 ndeshje të sezonit.

Por, në këtë 64 ndeshje, ka momente ku mund të jetë me të vërtetë shumë i rëndësishëm. Milner është në kuotën e 600 ndeshjeve në karrierë dhe pjesën më të madhe i ka me fanellën e Liverpool dhe mendoj se këru duhet ta mbyllë karrierën. Duhet të kuptojmë se karakteri dhe mentaliteti i tij janë ende shumë të rëndësishëm për skuadrën.

Ka shumë lojtarë vërdallë, por asnjë nuk i ngjason mentalitetit të Milner dhe kjo e shndërron në një personazh shumë të rëndësishëm për ne. këtë nuk po e them sepse unë jam besnik me lojtarët e mi, por sepse është një fakt”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...