Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Nuk firmos përpara kësaj date”, Guardiola: Të ishte për mua rinovoja edhe 10 vite

Pep Guardiola është afër fitimit të Premier League për herë të katërt në pesë vitet e fundit. “Cityzens” dhe trajneri spanjoll po dominojnë kampionatin, por tifozët dhe drejtuesit duan trofeun e Champions League.

Ekipi anglez do të tentojë sërish sezonin e ardhshëm të triumfojë në turneun më të rëndësishëm për klube, teksa Guardiola, i cili ka kontratë me Man City deri në vitin 2023, komentoi për Sky Sports UK mundësinë e rinovimit.

Nëse vendos të rinovoj me Manchester Cityn, do ta bëj në fund të sezonit të ardhshëm. Jo më parë. Do të duhet të shohim, unë dhe ekipi, nëse jemi mirë bashkë me njëri-tjetrin.

Në të njëjtën kohë, nëse do të ishte në dorën time, mund të rinovoja edhe për 10 vite të tjera me këtë klub, por e përsëris, rinovimi kërkon kohë”, deklaroi trajneri spanjoll i ekipit që kryeson kampionatin anglez.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...