Itali

“Nuk flas për dikë me të cilin nuk krijova asnjë raport”, Paredes: Te Juventus prej Botërorit!

Leandro Paredes u transferua te Juventus në ditët e fundit të merkatos si një nevojë e të dyja palëve. Bardhezinjve iu duhej me çdo kusht një mesfushor, ndërsa argjentinasi kërkonte një skuadër në të cilën mund të aktivizohej rregullisht para Botërorit të Katarit, pasi te PSG hapësirat për 28-vjeçarin ishin të kufizuara dhe ai nuk konsiderohej një titullar nga tekniku Christophe Galtier. Së fundmi, Paredes është intervistuar nga “ESPN Argentina”, ku foli për aventurën në Torino ndërsa zbulon se gjatë kohës së tij në Paris nuk krijoi asnjë raport me Kylian Mbappe.

“Nuk mund të flas për Mbappe, unë kisha raporte me të tjerë lojtarë. Si mund të flas për dikë me të cilin nuk kisha asnjë lloj marrëdhënie? Më vinte keq të largohesha nga PSG vetëm prej Messit, sepse doja të luaja më shumë me të, ta shijoja akoma.

Por, në fund mora një vendim për veten pasi duhej të kisha më shumë minuta në këmbë. Vendimi për të ndryshuar klubin para Botërorit është pak i vështirë sepse duhet të bësh zgjedhjen e duhur. Megjithatë, tashmë jam në një klub të madh si Juventus që ishte një ëndërr për mua dhe po luaj me vazhdimësi”, shprehet Paredes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency