Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Nuk i del inati i Botërorit 2006? Rooney: Ronaldo është po aq i bezdisshëm sa dikur

Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo dikur kanë qenë shokë skuadre te Manchester United, por mesa duket dyshja nuk ka kujtime aq pozitive nga ajo periudhë.

Të shtunën në Manchester është zhvilluar një darkë dhe legjenda e “Djajve të Kuq” nuk ka hezituar për të dhënë mendimin e tij për portugezin.

“Ronaldo ishte shumë i mirë në lojë, por dhe shumë i bezdisshëm njëkohësisht. Tashmë ndoshta nuk është aq i mirë, por me shumë mundësi është sërish po aq i bezdisshëm,”-tha ai për mediet angleze ndërsa pas mbërritjes te darka.

Gjë që nënkupton se Rooney nuk e ka harruar ende episodin e ndodhur në Botërorin 2006 ku ai mori një karton të kuq pas një aksioni të Ronaldos.

“Ai pëlqen të rrëzohet. Nuk kam pasur fare problem me Cristianon. Fola me të dhe i thash ‘Nuk e kam problem të më përjashtojnë’. Unë jam anglez ai është portugez, kur luajmë nuk më intereson aspak pasi ai nuk është partneri im. Ndërsa jashtë loje jemi thjesht shokë skuadre.”-kishte deklaruar Rooney në atë periudhë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...