Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Nuk i harroj fjalët e Xavit, ju tregoj problemet tek Atletico dhe Chelsea”

Joao Felix insistoi për t’u transferuar te Barcelona. Dëshirë që iu plotësua në fundin e merkatos verore, me sulmuesin portugez që u huazua nga Atletico Madrid në “Camp Nou”.

Pas golit të parë në La Liga me kampionët e Spanjës erdhi edhe dygolëshi kundër Antwerpit në Champions League. Në suksesin 5-0 te Barcelonës, ku u shpall më i miri me dy gola dhe asist.

23-vjeçari, i cili pranoi uljen e pagës për të luajtur me Barçën, e lidh “rilindjen” e tij me trajnerin Xavi, ndërkohë që tregoi edhe çfarë nuk funksionoi me Diego Simeonen tek Atletico.

Isha i bindur se ky ishte vendi ideal për mua, por nuk e prisja ta filloja kaq mirë me Barcelonën. Shpresoj të vazhdoj kështu.

Lexo edhe:

Më duhej të ndryshoja, të shkoja në një vend ku të luaja futbollin që dua dhe që bëj më së miri. Më është dashur të heq dorë nga shumë para, por ia vlente sakrifica.

Tek Atletico, si dhe tek Chelsea, unë nuk u ndjeva mirë, nuk u përshtata me idetë e klubit dhe trajnerëve.

U përpoqa të bëja më të mirën time, por këtu në Barcelonë është një gjë krejtësisht ndryshe. Xavi më tha që ditën e parë të luaja për t’u argëtuar dhe këtë po përpiqem të bëj“, deklaroi Joao Felix.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....