Fernando Torres nuk është “El Nino”, ai djaloshi thatik dhe i shpejtë, që mrekulloi me lojën e tij në Spanjë me Atleticon e Madridit dhe Angli me Liverpoolin dhe Chelsea-n. 36-vjeçari, i tërhequr nga futbolli i luajtur 18 muaj më parë, i ka bërë një transformin të pabesueshëm trupit të tij.
Prej një viti e gjysmë, spanjolli i është përkushtuar palestrës, duke fituar masë muskulore, sikurse dallohet qartë edhe nga fotot e fundit, të marra gjatë një reklame për AW8.
Torres mbahet mend si një sulmues me trup të imët, por shumë i shpejtë, jo shumë i njohur për forcën fizike gjatë periudhës së lulëzimit në futbollin anglez (me Liverpoolin dhe Chelsea-n).
Menjëherë pasi reklama e realizuar nga Torres u shfaq në faqen e internetit të kazinosë në Azinë Juglindore, tifozët u dyndën në mediat sociale për të komentuar pamjen e re muskulore të Torresit.