Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nuk i sollën zëvendësuesin e Harry Kane, Mourinho e gjen brenda skuadrës

Nuk arriti dot të siguronte një sulmues, që do t’i ofronte garanci në sulm për shkak të mungesës së Harry Kane, i cili është i dëmtuar, sidoqoftë, në një farë mënyrë, Jose Mouroninho ka arritur të gjejë një zgjidhje provizore: Lucas Mouran, i cili edhe në ndeshjen e fundit kundër Southamptonit i siguroi skuadrës golin e kualifikimit në Fa Cup.
Dëshira e Mourinhos ishte të përforconte sulmin me një emër me peshë, pas dëmtimit të Kane, por një gjë e tillë nuk iu sigurua teknikut portugez nga ana e drejtuesve të skuadrës. Gjithsesi, transferimet nuk munguan, pasi në radhët e londinezëve erdhën emra si Gedson Ferndades dhe Steven Bergwijn.

Dëshirat e Jose Mourinhos ishin Piatek ose William Jose, por në fund asnjëri prej tyre nuk u transferua. Sidoqoftë, zgjidhje erdhi pikërisht nga lojtari që portugezi ka në dispozicion, Lucas Moura. Braziliani së bashku me Son bënë të mundur që kundër Southamptonit Tottenhami të siguronte kualifkimin për në raundin tjetër të Fa Cup.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...