Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nuk ia del në shtëpi, Bayer Leverkusen humbet përballë Kolnit

Bayer Leverkusen nuk ia ka dalë që të marrë tre pikët shumë të vlefshme, në takimin e raundit të 26-të të Bundesligës kundër Kolnit.

Vendasit u mundën me rezultatin 0-1, duke krijuar kështu një shkëputje prej 15 pikësh nga Bayern Munich i vendit të parë dhe prej pesë pikësh nga Dortmund i vendit të dytë, por me këta të fundit që numërojnë dy ndeshje më pak.

Ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Kolnit ishte thuajse e balancuar, ndërsa goli i vetëm i kësaj përballjeje erdhi në minutën e 67’, kur Schindler goditi portën e Hradecky. Vendasit tentuan të merrnin barazimin, por nuk ia dolën.

Pas kësaj ndeshje Bayer Leverkusen renditet në vend të tretë me 45 pikë, teksa Kolni ngjitet në vend të shtatë me 39 pikë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...