Merkato

Nuk ia doli me Vllazninë, por Gilman Lika pëlqehet në Azerbajxhan

Sirena azere për kapitenin e Vllaznisë, Gilman Lika. Mesfushori 31-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e skuadrave nga kampionati i Azerbajxhanit, aty ku aktivizohet prej vitesh Ansi Agolli. Pikërisht menaxherët të cilët kanë mundësuar kalimin e ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare te Qarabagu kanë referuar edhe emrin e Gilman Likës në adresë të disa klubeve, madje mendohet se futbollisti është pëlqyer së tepërmi, duke bërë gati dhe ofertën financiare.

Megjithatë, burime pranë “Sport News” bëjnë të ditur se për momentin përgjigjja e kapitenit të Vllaznisë ka qenë negative, kjo për disa arsye. Gilman Lika, ashtu si dhe e gjithë skuadra e Vllaznisë, e ndiejnë detyrimin për të kapërcyer këtë moment negativ në historinë e klubit shkodran dhe prioriteti i tij është pikërisht qëndrimi në shtëpi. 31-vjeçari, i cili ka luajtur më parë edhe në kampionatin turk apo në Arabinë Saudite, ka ende simpatizantë qoftë brenda, por edhe jashtë Shqipërisë.

Në sezonin e fundit Lika u rikthye në shtëpi me fanellën e Vllaznisë, ku në 36 ndeshje ka shënuar dy gola, por pa mundur ta shpëtonte nga rënia në Kategorinë e Parë. Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gilman Likës, që mbetet në dilemë: të pranojë ofertën azere apo do të qëndrojë në Kategorinë e Parë me ngjyrat kuqeblu.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top