Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk ishim kurrë në ndeshje”, Klopp pas disfatës në transfertë: Jam shumë i zhgënjyer

Liverpool pësoi një disfatë zhgënjyese ndaj Bournemouth në transfertë me rezultatin 1-0. Të kuqtë nuk mundën t’i jepnin vazhdimësi fitores 7-0 ndaj Manchester United duke lënë sërish hije dyshime nëse do të mund të mbërrijnë në vendin e katërt në fundin e sezonit.

Pas ndeshjes me Bournemouth, trajneri Jurgen Klopp u shfaq i zhgënjyer nga skuadra ndërsa mbi penalltinë e humbur të Salah preferoi të mos komentonte gjatë.

Lexo edhe:

“Ishte një ndeshje zhgënjyese nga ana jonë, nuk ishim kurrë në ndeshje. Ishim dominues në pjesën e parë por gabuam thuajse gjithmonë në momentet kyçe. Nuk arrinim të bënim zgjedhjen e duhur në fushë.

Bournemouth ishte një kundërshtar shumë kompakt dhe që ia doli të krijonte rrezikshmëri me anë të kundërsulmeve, ashtu siç edhe e kishin ndërtuar këtë ndeshje. Penalltia e Salah? Salah ka shënuar një thes me gola, por gaboi një penallti.

Është diçka që ndodh në futboll, kjo është jeta. Është e qartë se Bournemouth po luftonte për mbijetesë, ishin të motivuar. Janë padyshim një klub dhe një qytet i mrekullueshëm”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...