Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk ishte e lehtë të qëndroje i vetmuar” Broja: Pres një sezon të madh

Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin në ligamentin e gjurit dhe është rikthyer në stërvitjen parasezonale me Chelsean. Sulmuesi i kombëtares pret një sezon të madh teksa në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit anglez në rrjetet sociale, theksoi se ndjehet mjaft i lumtur që rikthehet sërish mes shokëve të skuadrës.

“Ndjehem shumë mirë për faktin që jam rikthyer në stërvitje dhe jam sërish mes shokëve të skuadrës, është mirë të ndihesh sërish pjesë e grupit. Isha për një kohë të gjatë larg skuadrës dhe nuk ishte aspak e lehtë të qëndroja ashtu i “vetmuar”. Por, jam i lumtur që jam me shokët dhe po shijoj sërish fushën.

Lexo edhe: 

Kam gjetur forcat dhe energjinë për të nisur punën pak më herët këtë sezon dhe tani jam me skuadrën në fazën përgatitore, jam shumë i lumtur. Pres një sezon të madh ndaj më duhet të përgatitem, nuk është e lehtë të kthehesh pas një dëmtimi aq të rëndë.

Ndaj, jam i lumtur dhe falenderues që jam rikthyer përsëri pranë skuadrës. Tani mendoj vetëm të rikthehem në formën e duhur dhe më pas të vazhdoj nga aty për të zhvilluar një sezon të madh”, u shpreh Broja.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...