Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nuk iu bashkua Barçës në verë prej holandezit De Jong, City i ofron rinovimin portugezit

Ka zhvillime të reja rreth së ardhmes së Bernardo Silvës, një prej lojtarëve më të dëshiruar nga Barça (blerja e tij nuk u realizua për shkak të refuzimit të Frenkie de Jong për t’u larguar verën e kaluar).

Lojtari portugez është ende në planet e drejtuesve “blaugrana”, por Manchester City tashmë ka bërë një lëvizje për ta mbajtur në “Etihad”. Sipas “Football insider”, klubi anglez i ka paraqitur atij një ofertë për rinovimin e kontratës (i përfundon në vitin 2025), duke i dhënë fund çdo lloj spekulimi.

Bernardo Silva është një lojtar i rëndësishëm për skemat Pep Guardiolës. Portugezi, pavarësisht gjithçkaje, ia ka shprehur dëshirën klubit për t’u larguar verën e kaluar për arsye personale. Ai do të donte të largohej nga Premier League dhe të afrohej më shumë me Portugalinë.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...