Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Nuk jam ai që mediat pretendojnë”, talenti i Dortmund: Askush mbi klubin!

Borussia Dortmund është një nga klubet i cili i beson më së shumti talentëve të rinj dhe xhevahiri i fundit në radhët e gjermanëve mban emrin e Youssoufa Moukoko. 18-vjeçari i cili ishte edhe pjesë e kombëtares së Gjermanisë në Botërorin e Katarit është lidhur me emra të shumë klubeve europiane duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës.

Madje, mediat pretendojnë se lojtari është duke i bërë presion klubit për të mos e rinovuar kontratën, megjithatë së fundmi, vetë Moukoko reagon dhe thekson se ai nuk është ashtu siç mediat e përshkrojnë duke shtuar se askush nuk është më i madh se klubi.

“Ju lutem mos besoni çdo gjë që shkruhet në media, unë nuk jam aspak në presion për të ardhmen. Nuk do të pranoj asnjëherë një gënjeshtër që thuhet për mua, fokusi im është totalisht te pjesa e dytë e sezonit me Dortmund. Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi. Me vjen keq që sajohen shumë lajme lidhur me të ardhmen time dhe që më dëmtojnë imazhin në sytë e fansave”, u shpreh Moukoko, i cili është lidhur ngushtësisht me një transferim te Chelsea.

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...