Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Nuk jam nga ata që bëj sherr me presidentin”, mbrojtësi: Më pëlqente matematika!  

Kalidou Koulibaly është një nga lojtarët më jetëgjatë te Napoli teksa prej tetë vitesh bën pjesë e të kaltërve. Pavarësisht disa ofertave, senegalezi nuk ka lëvizur ndërsa së fundmi është shprehur se në fillimin e aventurës me Napolin nuk e kishte menduar se do të qëndronte për kaq shumë kohë.

Ndër të tjera, Koulibaly tregon se klauzola e lartë e vendosur nga presidenti Aurelio De Laurentis nuk e ka ndihmuar për të nisur një aventurë të re në karrierë megjithatë shton se ai nuk është tipi i lojtarit që shkon dhe bën sherr me presidentin. “Kur erdha në Napoli nuk e mendoja se do të qëndroja për kaq gjatë te Napoli, janë tetë vite. Kam pasur oferta edhe nga klube të tjera, por në fund kanë vendosur termat që kanë qenë të parashikuara në kontratë.

Klauzola për t’u larguar ka qenë e lartë megjithatë unë nuk jam nga ata që shkojnë dhe bën sherr me presidentin për të arritur objektivin tim. Gjithsesi, më bëhet qejfi që kam kaluar tetë vite në një skuadër pasi pak lojtarë e arrijnë këtë”. Më pas Koulibaly zbulon profesionin e tij nëse nuk do të ishte bërë futbollist ndërsa tregon se në fëmijëri i pëlqente matematika.

“Çfarë profesioni do të ushtroja nëse nuk do të isha bërë futbollist? Në shkollë më pëlqente matematika, shifrat. Kisha një dhunti në këtë aspekt dhe do të më kishte pëlqyer të punoja në bankë, kontabilist ndoshta. Më ka tërhequr gjithnjë kjo fushë, edhe kur vjen puna te shifrat e kontratës sime përpiqem të negocioj mirë”, u shpreh me të qeshur Koulibaly.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...