Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Nuk jam si Mbappe, Franca ka edhe të tjerë”, Saka: Prioritet triumfi në Katar!

Bukayo Saka, po provon të udhëheqë Anglinë në Kupën e Botës Katar 2022 teksa sulmuesi i Arsenal deri më tani ia ka dalë të realizojë tre gola në kompeticion. I fundit, ishte goli i shënuar në fazën e 1/8-tave në përballjen ndaj Senegalit ndërsa tashmë prova e vërtetë vjen ndaj Francës në çerekfinale. Në lidhje me këtë sfidë, Saka shprehet se Mbappe është një nga më të mirët në botë. por nuk harron të shtojë se Franca ka edhe shumë kualitete të tjera në organikë.

“Pikë së pari faleminderit për komplimentin, por mendoj se ka vetëm një Mbappe ashtu siç ekziston edhe vetëm një Saka. Dua të bëj më të mirën për ekipin, të tregoj cilësitë që unë kam. Në këtë Botëror ka shumë lojtarë të rinj, ashtu siç ka edhe në skuadrën tonë, një prej tyre është Jude Bellingham. Jemi shumë të lumtur që jemi në këtë event dhe prioriteti ynë është që ta fitojmë turneun.

Aktualisht, Mbappe mund të konsiderohet më i miri në qarkullim, i druheni përballjes me të? Po, për mua ai është një nga më të mirët në botë, ne e njohim kualitetin që posedon. Dhe si skuadër duhet të mundohemi dhe të përgatitemi për ta ndalur atë, por Franca ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Ndaj, duhet të tregohemi të kujdesshëm”, u shpreh Saka.

 

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...