Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Nuk jam tip që flas me trajnerët, me Ancelottin biseduam vetëm 5 minuta… “

Eden Hazard nuk po arrin të shprehë gjithë potencialin e tij te Reali i Madridit, klub ku u transferua Për 115 milionë euro nga Chelsea në verën e vitit 2019.

Fantazisti 31-vjeçar ka folur për L’Equipe rreth karrierës së tij, duke u ndalur te periudha fantastike në “Stamford Bridge” dhe vështirësitë në kryeqytetin spanjoll.

Periudhën time më të mirë e kam pasur te Chelsea me shumë mundësi. Te Reali luajta mirë kur ishte Zidane në stol, biseduam me njëri-tjetrin kur ai u largua.

Zizou ishte i trishtuar për faktin që unë nuk munda të performoja siç pritej nën drejtimin e tij, kjo edhe si pasojë e problemeve me dëmtimet.

Ancelotti? Me Carlon bisedojmë pak. Folëm vetëm pesë minuta përpara fillimit të sezonit, por unë nuk jam një tip që flet shumë me trajnerët.

Nuk jam nga ata që ikin te trajneri dhe i thonë atij se duhet të bëjë këtë apo atë gjë”, deklaroi lojtari i kombëtares belge.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...