Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk janë as afër”, ish-mbrojtësi: Gerrard shumë më lart se Lampard dhe Scholes

Futbolli britanik ka prodhuar gjithnjë futbollistë të klasit botëror me emra të freskët të së kaluar që kanë lënë gjurmë dhe që ende shërbejnë si shembuj për brezat e rinj. Të tillë janë edhe ata që konsiderohen si treshja e artë e mesfushës, Frank Lampard, Paul Scholes dhe Steven Gerrard.

Tre mesfushorë të cilët kanë shkruar histori me kombëtaren, por edhe me klubet e tyre respektive, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool. Debati se cili prej emrave të sipërpërmendur ka qenë më i miri vijon ende, por që ka edhe nga ata të cilët nuk kanë dyshime. Një prej tyre është ish-lojtari i Liverpool, Jamie Carragher i cili thekson se Lampard dhe Scholes nuk i afrohen Gerrard.

Lexo edhe:

“Për mua nuk ka asnjë debat se cili ka qenë më i mirë mes Lampard, Scholes dhe Gerrard. Të tre ishin lojtarë të mrekullueshëm, por Lampard dhe Scholes nuk i afrohen Gerrard. E di që njerëzit mendojnë se unë nuk i dua Lampard dhe Scholes dhe prandaj flas në këtë mënyrë, por do ju them diçka që vërteton pse Gerrard ishte më i mirë.

Alex Ferguson dhe Jose Mourinho kanë kërkuar me çdo kusht që të firmosnin me Gerrard, por e mbani mend? Në ekipin e tyre ata kishin si Scholes ashtu edhe Lampard, por sërish ishin të çmendur për Gerrard”, u shpreh ish-mbrojtësi.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...