Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Nuk jam tip që shoh renditjen”, Xabi Alonso tregon si do “ringjallë” Leverkusenin

Xabi Alonso është gati të nisë aventurën e parë si trajner në Bundesliga. Ish-mesfushori spanjoll ka firmosur me Bayer Leverkusen, ekip që po vuan në këtë sezon. “Aspirinat” renditen në vendin e parafundit në kampionatin gjerman, ndërkohë që nuk kanë marrë asnjë pikë në tre ndeshjet e para në Champions League.

Alonso është entuziast, beson te kualiteti i ekipit dhe tregon se çfarë futbolli do të shijojnë tifozët gjermanë nga skuadra e tij. “Dua të luajmë një futboll modern, që do të thotë dominim dhe intensitet, në lojën me dhe pa top. Nuk e shikoj renditjen, mua më intereson puna e përditshme.

Rrëzimi nga Kategoria? As më kalon nëpër mendje. Kam besim të madh te lojtarët e pranishëm, të cilët kanë bërë shumë mirë ndër vite, thjesht duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”, deklaroi 40-vjeçari.

Alonso ka firmosur deri në vitin 2024 me klubin gjerman. Gjatë karrierës si futbollist ai fitoi trofe me Liverpoolin, Real Madrid dhe Bayern Munchen, teksa “pushtoi” botën me Spanjën, duke fituar një Kupë Bote dhe dy Europiane.

Tani shpreson të nisë me fitore aventurën në pankinën e Bayer Leverkusen, që të shtunën pret në fushën e vet “mbretërorët” e Schalke 04.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...