Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Nuk jemi azil pleqsh”, tifozët e Atleticos dalin kundër firmës me sulmuesin e njohur

Cristiano Ronaldo po kërkon largimin nga Manchester United dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes ua ka ofruar shumë klubeve të njohura europiane, mes të cilave edhe Atleticos së Madridit, klub rival i Realit, aty ku portugezi ka shkëlqyer për shumë sezone.

Megjithatë fansave të “Los Colchoneros” duket se nuk u pëlqen ideja që 5 herë fituesi i Topit të Artë të transferohet në “Wanda Metropolitana” dhe kanë reaguar në rrjetet sociale, duke bërë të qartë qëndrimin e tyre.

Një pjesë e madhe e urrejnë portugezin pikërisht për faktin se për vite të tëra ka veshur fanellën e Realit, ndërsa të tjerë shprehen se nuk duan që Atletico të jetë një “azil pleqsh”, teksa kanë kërcënuar se do të anulojnë abonimet e tyre në stadium, nëse klubi firmos me Cristiano Ronaldon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...