Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Nuk jemi budallenj”, Silva: S’ka lidhje fanella, Reali fiton sepse…

Lojtarët e Manchester City janë të karikuar në maksimum për dy gjysmëfinalet e Champions League ndaj Real Madrid.

Skuadra e Pep Guardiolës synon t’u dhurojë tifozëve kupën me veshë për herë të parë, por Reali mbetet një kundërshtar i frikshëm.

Bernardo Silva ka respekt për të madh për “Los Blancos”, ndërkohë që theksoi se ai dhe shokët e tij do të japin gjithçka për t’i eliminuar kampionët në fuqi.

Do të tregoheshim budallenj nëse nuk do të respektonim Realin, por ne duam t’i eliminojmë. Ky është objektivi ynë i madh.

Lexo edhe:

Do të përpiqemi të luajmë ndryshe krahasuar me vitin e kaluar. Për mua nuk ka rëndësi fakti që Reali ka eksperiencë në këtë kompeticion.

Nuk fiton fanella në futboll, kjo dihet nga të gjithë. Ata fitojnë, sepse kanë kampionë si Modric, Benzema, Kroos dhe Vinicius”, deklaroi portugezi.

Skuadra e Ancelottit eliminoi Man City vitin e kaluar, pikërisht në gjysmëfinalet e Championsit, pas një përmbysjeje të çmendur në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...