Bayern Munchen nuk mund të mos e shfrytëzonte mundësinë për të parakaluar Borussia Dortmund në renditje dhe për t’u rikthyer në komandën e Bundesligës.
Dhe ashtu ndodhi pas fitores 2-0 ndaj Hertha Berlin, përballje ku skuadra kryeqytetase rezistoi deri në minutën e 69’.
Lexo edhe:
- Xavi nuk është i bindur, Juventus dhe Barcelona shkëmbejnë mesfushorët
- Federer apo Nadal? Tenisti grek zgjedh më të mirin në histori
- Dëmtimi i Kumbullës, FSHF dhe Presidenti Duka i urojnë shërim të shpejtë mbrojtësit kuqezi
- 20-vjeçari në fokusin e klubeve më të mëdha europiane, ish-futbollisti: I ngjan Gerrard dhe Lampard
Gnabry dhe Coman shënuan pas dy asisteve fantastike të kapitenit Kimmich. Trajneri Thomas Tuchel ndihet i lumtur për fitoren, por rastet e shumta të humbura e shqetësojnë.
“Ishte një ndeshje ku nuk duhet ta humbnim përqendrimin për asnjë moment. U përballem me probleme në pjesën e parë. Goli i parë erdhi vonë.
Disi tepër vonë, pasi humbëm shumë raste të pastra. Sigurisht që vetëbesimi nuk është maksimal, por nuk jemi çmendur dhe nuk e kemi humbur toruan”, u shpreh Tuchel.
