U transferua me shumë bujë te Reali i Madridit me Los Blancos që derdhën 60 milionë euro në arkat e Frankfurtit për kartonin e tij, por në muajin e tij të parë me Realin, Luka Jovic nuk ka lënë asnjë shenjë duke mos e bindur aspak trajnerin Zidane. Për momentin talentin ballkanas e ka të pamundur të rivalizojë për një vend në formacionin titullar, francezin Karim Benzema, madje mediat serbe aludojnë se Los Blancos po mendojnë ta huazojnë për një sezon sulmuesin për t’u aktivizuar rregullisht dhe për të patur vazhdimësi në paraqitjet e tij.
