Abissnet Superiore

Nuk ka dritë në fund të tunelit, Lushnja sinjale kapitullimi

Dy pikët e marrë në fillim të vitit 2018, pas barazimeve me Teutën në trasfertë dhe Luftëtarin në shtëpi krijuan iluzionin e ringjalljes së Lushnjës. Megjithatë, situata brenda skuadrës është rikthyer të jetë kaotike dhe ato sinjale të vogla shprese nisën të veniten. Prej më tepër se një jave skuadra është pa trajner, me Hysen Dedjan që u largua mes polemikave, pas përplasjes me disa prej lojtarëve që kishin humbur vendin në formacion.

Humbja e fundjavës që lam pas, në fushën e Flamurtarit do të ishte e pranueshme për pjesën më të madhe të skuadrave në Kategorinë Superiore, megjithatë shqetësues është fakti se pavarësisht tentativave për të dhenjë shenja jete, skuadra e ka të vështirë. Për të mos thënë të pamundur të provojë largimin me kokën lart nga elita. Me dy trajnerë të larguar, mungesën e stabilitetit mbi të gjitha në nivel drejtimi dhe cilësinë poshtë së mjaftueshmes për të luftuar, edhe më optimistët e kanë të pamundur të flasin për mbijetesë. Matematika e mban Lushnjën ende në lojë, por dy humbjet radhazi, fakti që ende nuk ka një trajner dhe në kampionat ka grumbulluar vetëm 10 pikë në 20 ndeshje të luajtura janë fatkeqësisht sinjalet e para të kapitullimit, kur sapo ka nisur gjysma e dytë e sezonit.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency