Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Nuk ka “feeling” mes Neymar dhe Emery, spanjolli drejt largimit!

Cdo ditë që kalon duket se rrit edhe më shumë hendekun e krijuar mes Neymar dhe trajnerit Unay Emery te PSG. Sic raporton e përditshmja franceze “L’Equipe”, me gjithë sforcon e bërë, marrëdhëniet e tyre janë të tendosura. Me sa duket, braziliani nuk pëlqen apo miraton mënyrat stërvitjes së teknikut dhe nga ana e tij spanjolli Emery nuk pranon aspak disa sjellje të sulmuesit. Situata e krijuar e ka shqetësuar shumë ish-“yllin” e Barcelonës. Sic konfirmon për “L’Equipe” një burim nga dhomat e zhveshjes së klubit francez, Neymar nuk e fsheh më antipatinë për teknikun, duke e injoruar atë hapur me gjeste, që shihen nga të gjithë. Ndërkohë që Emery ka tentuar të flasë me “Princin” e Parisit, për të sqaruar situatën e nderë, që i ngjason një lufte të fothtë, e që po ndikon në klimën brenda grupit. Të gjitha kanë rezultuar tentativa të dështuara, mes tyre nuk ka “feeling” dhe, ashtu sic theskon edhe tabloidi francez, duan s’duan, të dy janë të detyruar që, deri në qershor, të bëjnë një bashkëjetesë të sforcuar. Me Neymar të pakënaqur shtohen edhe më shumë spekulimet se pikërisht fundi i sezonit mund të sjellë edhe zëvendësimin e Emery, që pavarësisht ecurisë shumë të mirë, mund të lirojë stolin. Emrat që janë lakuar që tani si kandidatë të mundshëm për të vijuar rrugëtimin e PSG-së drejt majave janë Jose Mourinho, Antonio Contes dhe Massimiliano Allegri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...