Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk ka fituar asnjë derbi, trajneri i famshëm portugez pranë largimit nga Fenerbahçe

Përvoja e Jorge Jesus te Fenerbahçe, në Turqi, është drejt fundit.

Trajneri portugez, ndonëse ende lufton për titullin kampion e Superligën e Turqisë dhe ka kontratë deri në maj, ka marrë kritikat e para nga tifozët (të cilët e kanë dashur gjithmonë), pas disfatës në shtëpi me rivalin ndërqytetas, Beshiktas (2-4).

Jesus po kontestohet edhe më shumë për faktin se nuk ka fituar asnjë nga derbit e Stambollit: një barazim dhe tri humbje nga katër të luajtura deri më tani.

Lexo edhe:

Shtypi turk bën me dije se trajneri luzian ka planifikuar një takim me presidentin Ali Koç, i cili së shpejti duhet të njoftojë largimin e Jorge Jesus.

Madje mediet turke kanë avancuar në njoftime duke zbuluar edhe emrin e pasuesit: Sergen Yalçin, 50 vjeç, i cili fitoi dy trofe në krye të Beshiktasit në sezonin në 2020-2021.

Fenerbahçe është e dyta në klasifikim, me nëntë pike me pak se Galatasaray, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...