Partizani-Egnatia ndajnë pikët në takimin e vlefshëm për raundin e katërt të Kategorisë Superiore, në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar.
“Të kuqtë” e kryeqytetit zhbllokuan sfidën që në minutën e 7’ me Bintsouka.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Megjithatë Partizani e mbajti avantazhin deri në minutën e 23’, kur Fernando Medeiros barazoi për rrogozhinasit.
Në minutën e 45’ Egnatia pati mundësinë që të kalonte në avantazh, por Dwamena gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me Alban Hoxhën që u tregua vendimtar duke e pritur atë goditje.
Në fraksionin e dytë nga të dyja skuadrat u tentua që të gjendje goli, por në fund gjithçka u mbyll me barazimin 1-1.
Pas këtij takimi, Partizani renditet në vend të pestë me pesë pikë, por me kryeqytetasit që kanë një ndeshje të prapambetur.
Ndërsa Egnatia nga ana tjetër renditet në vend të dytë me shtatë pikë, tre më pak se Tirana kryesuese.
