Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nuk ka fitues në Këln, Gjermania barazon në shtesë

Franca i shkoi shumë pranë fitores në Këln, ndaj Gjermanisë, por skuadra e Low reagoi mirë dhe bëri që sfida të mbyllej në barazim 2-2.

‘Gjelat’ gjetën avantazhin në minutën e 33-të, me anë të sulmuesit të Arsenalit, Laccazette, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të Anthony Martial-it.

Gjermania reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 56’, me anë të Timo Wernerit, por francezët u hodhën sërish në kërkim të golit. Në të 71—tën, ishte sulmuesi i PSG-së Mbappe, që bëri gjithçka mirë dhe asistoi Laccazetten, me sulmuesin e Arsenalit që shënoi golin e dytë personal dhe për Francën.

Gjithsesi, edhe gjermanët nuk u pajtuan me humbjen në shtëpi dhe arritën të barazojnë sërish rezulatin në minutat shtesë, pas golit të shënuar nga Stindl.

Përfundon 2-2, mes spektaklit, ndërsa të fituar duket se dolën tifozët që shijuan një ndeshje të një niveli vërtetë të lartë, e denjë për dy ekipe pretendente.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...