Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nuk ka frakturë në krah, Rebiç synon rikuperimin për derbin e Milanos

Ante Rebic la fushën e lojës i dëmtuar në transfertën e djeshme të Milanit ndaj Crotones, ndërsa sot ka kryer edhe ekzaminimet e para mjekësore.

Klubi kuqezi ka njoftuar se dëmtimi nuk është shumë serioz dhe se në ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe rezonanca magnetike, për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Gjithsesi burime pranë klubit milanez bëjnë me dije se synimi i mjekëve është që të rikuperojnë plotësisht kroatin për derbin e Milanos, i planifikuar për t’u luajtur më 17 tetor, pas grumbullimit të kombëtareve.

Ante Rebiç është shndërruar në një nga pikat më të forta të Milanit dhe në vitin 2020 është futbollisti që ka shënuar më shumë, ndërsa pak ditë më parë kuqezinjtë ushtruan edhe të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të kroatit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...