Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk ka gjetur ende zëvendësuesin e Tite-s, federata braziliane ftesë zyrtare Ancelotti-t

August 27, 2022, VALDEBEBAS, MADRID, SPAIN: Carlo Ancelotti, head coach of Real Madrid, attends his press conference, PK, Pressekonferenz after the training session of Real Madrid at Ciudad Deportiva Real Madrid on August 27, 2022 in Valdebebas, Madrid, Spain. VALDEBEBAS SPAIN - ZUMAa181 20220827_zaa_a181_042 Copyright: xOscarxJ.xBarrosox

Pasi përfundoi bashkëpunimin me Tite, Brazili është ende në kërkim të një trajneri.

Pesë herë kampionët e botës janë ende pa trajner dhe tani me kohën që kalon, situata sa vjen edhe bëhet më e vështirë dhe kjo për disa arsye.

Mediet ndërkombëtare menjëherë pas largimit të Tite sollën shumë emra si kandidatët e mundshëm, por së fundmi, në Spanjë po qarkullon lajmi se drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit i kanë bërë ftesë zyrtare Carlo Ancelotti-t.

Italiani ishte një prej emrave që u përfol edhe në fillim, ndërsa drejtuesit brazilian i kanë kërkuar trajnerit një takim në Spanjë për t’i propozuar atij ofertën dhe projektin për të ardhmen.

Trajneri i Real Madrid nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth këtyre zërave, por asgjë nuk është mohuar dhe tani priten zhvillime shumë interesante.

63-vjeçari nuk ka drejtuar asnjëherë më parë në karrierën e tij një përfaqësuese, por tani ka një mundësi për ta bërë realitet dhe po flasim për një përfaqësuese si Brazili.

Këta të fundit, kërkojnë të rikthehen në versionin e tyre më të mirë dhe të rikthehen te trofetë, pasi në Katar ishin një dështim, pasi ata ishin një prej pretendentëve kryesor, por në fund u eliminuan në fazën çerekfinale nga Kroacia.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...