Reali i Madridit do të kërkojë të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e Bayernit të Mynihut, Noussair Mazraoui, në merkaton e ardhshme verore.
Sipas raportimeve nga Spanja, marokeni është i zhgënjyer me minutazhin e tij të aktivizimit tek ekipi i Bayernit dhe spanjollët dëshirojnë të nënshkruajë me të për të zëvendësuar mbrojtësin e djathtë, Dani Carvajal.
Lexo edhe:
- Barazon rekordin e Sir Alex Fergusonit, Ancelotti unik në Champions
- Nga “mrekullia” tek “drama”, Leicester vetëm një hap larg Championshipit
- Manchester United i bindur për partnerin e Rrahmanit, gati të paguajë klauzolën
- “Është tradhtar” dhe “E ka kapur skleroza”, dy legjendat e Brazilit i bën armiq politika
Mazraoui u transferua nga Ajaxi verën e shkuar për shifrën e 20 milionë eurove, por nuk ka qenë në planet e trajnerit gjerman Thomas Tuchel. Kontrata e 25-vjeçarit me bavarezët është e vlefshme deri në verën e 2026-ës.
