Featured

Nuk ka gjetur skuadrën që priste, Ronaldon në “Old Trafford” e mban vetëm…

Cristiano Ronaldo është ende në formë të mirë sportive, pavarësisht thuajse 38-viteve që ka mbi shpinë. CR7 është futbollisti që po mban gjallë Manchester Unitedin me golat e tij. Pavarësisht disa kritikave për angazhimin e tij në mbrojtje dhe përshtatjen në skemën e trajnerit Rangnick, rëndësia e tij për gjermanin është parësore. Megjithatë, duket se qëndrimi i tij, në të ardhmen, në lagjen e semaforëve të kuq të Mançesterit, vetëm pak muaj pas rikthimit të tij, nuk është plotësisht i qartë.

Nuk është hera e parë që spekulohet për largimin e tij nga United verën e ardhshme. “Daily Star” raporton se vazhdimësia e portugezit varet nga trajneri i ardhshëm që do të marrë drejtimin e skuadrës. Burime të konsultuara nga gazeta britanike pohojnë se portugezi priste një situatë më të mirë, pasi është fitues dhe dëshiron të luftojë për të fituar tituj. Nëse nuk do të bindet nga trajneri që do të marrë drejtimin pas Rangnick (kujtojmë që gjermani është i përkohshëm dhe në qershor do të ndryshojë rolin e tij në atë të konsulentit), Ronaldo mund të largohet nga “Old Trafford”.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency