Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Nuk ka hapësirë në Francë, Juventus “hedh sytë” nga lojtari i Parisit

Drejtuesit e Juventus kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës që lidhet sidomos me repartin e mesfushës. Tashmë, Adrien Rabiot është “me një këmbë jashtë” Torinos me francezin që nuk e rinovoi kontratën dhe “joshet” nga ofertat e klubeve jashtë Italisë. Në këtë formë, bardhezinjtë kanë kthyer vëmendjen nga Manuel Ugarte, lojtari i Paris Saint-Germain.

Uruguajani nuk po gjen shumë hapësira në skuadrën e Luis Enriques dhe në këtë formë është i hapur për të vlerësuar ofertat në merkato. Parizienët shpenzuan plot 60 milionë euro për ta transferuar në verën e shkuar nga Sportingu i Lisbonës dhe nuk pranojnë të dalin me humbje nga ky biznes.

Lexo edhe: 

Megjithatë, Juventusit i vjen në ndihmë formula e huazimit si e vetmja mundësi për ta transferuar 23-vjeçarin. Sakaq, Juventus mbetet e vëmendshme edhe ndaj alternativave të tjera si Zubimendi, Merino dhe Samardzic.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...