Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Nuk ka klas”, klubi i PSG reagon pas akuzave të Mbappe

Kylian Mbappe, shfrytëzoi një konferencë shtypi me Francën për të folur për herë të parë si një lojtar i Real Madrid. Ylli i “Gjelave”, theksoi gëzimin e jashtëzakonshëm për kontratën me madrilenët ndërsa akuzoi ish-klubin e tij, Paris Saint-Germain se kishte në plan ta linte jashtë fushës në momentin që vendosi të largohej nga Franca. Mbappe, theksoi se ata që e shpëtuan ishin drejtori Luis Campos si dhe trajneri Luis Enrique.

Një deklaratë në fakt e rëndë nga sulmuesi, teksa së fundmi ka reaguar edhe klubi francez. Në reagimin e PSG, theksohet se Mbappe është treguar pa klas në komentet e tij ndërsa shtuan se jo gjithçka që flet lojtari është e vërtetë.

Lexo edhe:

“Mbappe tregoi se nuk ka klas. Nasser Al Khelaifi nuk ka ndikuar asnjëherë në asnjë vendim të skuadrës. Këtë e ka thënë edhe Luis Enrique, por pavarësisht të gjithave nëse Mbappe thotë diçka mediat e publikojnë dhe pastaj të gjithë e besojnë”, mbyllej deklarata e PSG.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...