Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk ka kthim pas te Franca, Benzema s’do jetë më pjesë e gjelave!

Te Franca nuk do të ketë më kthim më pas në lidhje me Karim Benzema. Çështja e sulmuesit të Realit të Madridit është mbyllur përfundimisht me futbollistin që nuk do të shkelë më në kombëtare. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe njëherë tjetër në një intervistë për mediat presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet. Numri 1 i federatës ka theksuar se Benzema nuk do të rikthehet më në ekipin përfaqësues pasi dyert e Francës janë mbyllur përfundimisht për të. Karim Benzema nuk grumbullohet më nga gjelat që prej vitit 2015 kur u bë publik edhe skandali seksual i Mathieë Valbuena në të cilin ishte i përfshirë sulmuesi i Realit të Madridit. Me Francën Karim Benzema ka zhvilluar në total 81 ndeshje duke realizuar dhe plot 27 gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...