Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Nuk ka më dilema, Laçi zyrtarizon mbrojtësin që e njeh mirë Superioren

Laçi zyrtarizon firmën me ish-mbrojtësin e Bylist, Skënderbeut, Kukësit dhe Flamurtarit, Albi Alla. Futbollisti 29-vjeçar do të jetë i lidhur me klubin kurbinas për dy sezonet e ardhshme.

Pogradeci në sezonet e fundit është aktivizuar në kampionatin kinez, por tani do të rikthehet në Abissnet Superiore. Alla ka qenë pjesë e Nanjing City deri në janar, ku u aktivizua për 15 ndeshje, ndërsa më parë ka pasur eksperienca dhe tek Zibo Cuju dhe Shaanxi Chang’an.

Në karrierën e tij ka dhe një aktivizim me Kombëtaren e Shqipërisë në një miqësore ndaj Bosnjë Hercegovinës në vitin 2017. Alla synon që të ndihmojë skuadrën e Laçit në arritjen e objektivave, por dhe për të rigjetur formën e tij më të mirë.

Kurbinasit do të synojnë këtë edicion që të ruajnë pozitën e tyre në vendet e para të klasifikimit e minimalisht të sigurojnë pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...