Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk ka më dyshime, trupi i gjetur në avion i përket sulmuesit Emiliano Sala

Marrin fund të gjitha dyshimet, pasi mbrëmjen e sotme policia e Dorsetit në Britaninë e madhe, ka bërë identifikimin e trupit të gjetur në avionin me të cilin u rrëzua futbollisti argjentinas Emiliano Sala.

Zyrtarë të policisë së Dorsetit kanë konfirmuar zyrtarisht se trupi i përket pikërisht futbollistit argjentinas, ndërsa pritet që kufoma të dorëzohet te familjarët, për ceremoninë mortore.

Emiliano Sala ishte duke udhëtuar me një avion të vogël drejt Uellsit, për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re Cardiffit, që sapo kishte arritur akordin me klubin e Nantes për blerjen e tij për shumën e 17 milionë eurove.

Por sulmuesi nuk arriti kurrë në destinacion, pasi avioni me të cilin ai po udhëtonte, u zhduk dhe pas kërkimesh të shumta, u gjet në kanalin e La Manshit, bashkë me trupin e Salas.

Ende nuk ka të dhëna për trupin e pilotit të avionit, i cili nuk u gjet në bord, nga grupet e kërkimit, që prej ditësh kanë punuar për të bërë të mundur gjetjen e trupit të futbollistit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...