Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nuk ka më mrekulli, Watford merr vendimin për të ardhmen e Ranierit

Këtë herë nuk ka mrekulli për Claudio Ranierin, aventura e të cilit me Watford ka përfunduar pas pak më shumë se tre muajsh. I thirrur për të marrë vendin e Xisco Munoz në klubin londinez, tekniku i njohur italian nuk ia ka dalë të rikthejë skuadrën te rezultatet pozitive.

Vetëm 7 pikë të grumbulluara që prej 4 tetorit kur mori drejtimin e Watfordit dhe sidomos humbja e fundit 0-3 ndaj Norwichit, një rival direkt në garën për mbijetesë, kanë bërë që familja Pozzo t’i komunikojë shkarkimin.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat angleze, të cilat theksojnë se në orët e ardhshme pritet jo vetëm zyrtarizimi i shkarkimit të Ranierit, por edhe emërimi i trajnerit të ri, që do të marrë drejtimin e klubit me misionin për ta mbajtur në elitën e futbollit anglez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...