Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nuk ka më senatorë, një Teutë e re po lind!

Edicioni 2018-2019, Teuta e re po formatohej, në krye një trajner i ri me shumë pasion, kampion si lojtar dhe ish kapiten i Skënderbeut të mrekullive, Bledi Shkëmbi, afrime që në futbollin shqiptar kishin shkruar historinë e tyre, Isli Hidi, Tefik Osmani, Ditmar Bicaj, Gerhard Progni. Sezoni ishte i gjatë me shumë luhatje, në fakt kur një skuadër nis një projekt të ri ambicioz është e pritshme që do të ketë dallgë të forta derisa anija të konsolidohet, megjithatë “djemtë e detit” edhe me ndihmën e të ashtuquajturve senatorë ja dolën ta dërgonin Teutën në vendin e 3-të, që u përkthye në një vend në Europa League.

Planimetria e një skuadre pretendente me senatorë është ndërprerë dhe drejtuesit kanë ndërmarrë një tjetër rrugë. Isli Hidi nuk u përfshi më në projektin e këtij sezoni edhe pse ishte një ndër portierët më të mirë të Superiores kampionatin e fundit, po ashtu jashtë planeve mbetën edhe Bicaj e Progni, ndërsa nuk iu rinovua kontrata edhe dy afrimeve të bujshme të janarit Erlis Frashërit e Tomislav Busicit, ndërkohë që Tefik Osmani zgjodhi të largohej me dëshirë drejt Tiranës. Mendësia e freskët dhe më rinore është ndoshta emblema e rinovuar e mbretëreshës. Uendi Vecaj nënshkroi përfundimisht me “djemtë e detit” teksa edicionin e shkuar ishrte në huazim, u rikthyen dy ish lojtarë si Rustem Hoxha e Xhemalaj, ndërsa priten edhe ndëryrje të tjera që me të gjitha gjasat nuk do të mbajnë statusin e “senatorit”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...