Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nuk ka paqe te Chelsea, shkon në 10 numri i të dëmtuarve!

Chelsea doli pa pikë nga sfida shtëpiake ndaj Manchester City. Goli i Riyad Mahrez i dhuroi pikët maksimale kampionëve në fuqi, ndërkohë që në krahun tjetër trajneri Graham Potter humbi dy lojtarë të tjerë për shkaqe dëmtimesh.

Raheem Sterling u largua nga fusha në minutën e pestë për shkak të problemeve në gju, ndërkohë që trajneri i Chelsea u detyrua të kryente një tjetër zëvendësim 17 minuta më vonë pas dëmtimit të Christian Pulisic.

Skuadra londineze po vuan në Premier League. Chelsea renditet në vendin e dhjete me 25 pikë, dhjetë larg zonës Champions, ndërkohë që në kompeticionin më të rëndësishëm për klube do të sfidojë Dortmundin për një biletë në çerekfinale.

Numri i lojtarëve të dëmtuar ka shkuar në dhjetë, situatë që shqetëson shumë trajnerin Potter dhe tifozët. Sterling-Pulisic u bashkohen në infermieri emrave si Armando Broja, Ben Chilwell, Wesley Fofana, Reece James, Ngolo Kante, Ruben Loftus-Cheek, Edouard Mendy dhe Mason Mount.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...