Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Nuk ka pushim për Rrahmanin, Napolit i mbarojnë alternativat në mbrojtje

Te Napoli janë duke u përgatitur për ndeshjen e radhës, e cila është ajo në Europa League në transfertë ndaj Legias së Varshavës. Trajneri Luciano Spalletti kishte menduar një rotacion për sfidën ndaj polakëve, megjithatë dëmtimet në ekip sidomos në repartin difensiv bëjnë që të mos ketë shumë alternativa për italianët.

Kjo pasi të padisponueshëm do të jenë Malkuit dhe Manolas për shkak të dëmtimeve, ndërsa Gulam nuk është në listë për Europa League. Kështu, Amir Rrahmani do të luajë sërish me Kulibali në qendër dhe në krah pritet aktivizimi i Di Lorencos dhe Mario Ruit. Por, ajo që është më alarmante për trajnerin Spalletti është ndeshja e radhës në kampionat.

Të kaltrit do të kërkojnë të ruajnë startin pozitiv ku qëndrojnë edhe në vend të parë të klasifikimit, mirëpo të gatshëm për qendrën e mbrojtjes do të kenë vetëm Rrahmani dhe Juan Jesuz, pasi Kulibali është ndëshkuar me karton të kuq në takimin e fundit ndaj Salernitanës. Kështu, për mbrojtësin e Kosovës ndeshja e nesërme ndaj Legias së Varshavës do të jetë takimi i katërt radhazi pa pushim, megjithatë pavarësisht ngarkesës, 27-vjeçari ia ka dalë të shndërrohet në një pikë të fortë për ekipin dhe ka besimin e plotë të trajnerit Spalletti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...