Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk ka rëndësi e fiton apo jo kupën”, Ferdinand: Ten Hag duhet të shkarkohet

Sezoni i Manchester United mund të konsiderohet i dështuar, edhe pse “Djajtë e Kuq” e kanë edhe një shans të fundit për “buzëqeshur” paksa në fundin e tij. Bëhet fjalë për finalen e së dielës në FA Cup ndaj Manchester City, një sfidë e vështirë, por që United do të tentojë të marrë maksimumin.

Megjithatë, për një legjendë të klubit si Rio Ferdinand, edhe nëse United e fiton FA Cup, sërish fati i trajnerit Erik ten Hag është i vendosur me ish-mbrojtësin që beson se holandezi duhet shkarkuar.

Lexo edhe:

“Sa më shumë e mendoj, aq më shumë bindem se nuk ka rëndësi nëse United fiton Fa Cup, trajneri Erik ten Hag nuk besoj se do të jetë në drejtimin e ekipit sezonin e ardhshëm. Nuk po them që kjo është dëshira ime, por kjo është ajo që unë besoj se do të ndodhë.

 

FA Cup nuk do të ndryshojë asgjë. Por, e theksoj se nuk kam folur me askënd në klub, ky është thjesht një parashikim i imi”, u shpreh Ferdinand.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....