Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Nuk ka shanse”, premtimi i Klopp gëzon tifozët e Liverpoolit

Jurgen Klopp i jep sot fund aventurës së mrekullueshme me Liverpoolin, skuadër me të cilën fitoi gjithçka.

Gjermani është kthyer në një legjendë në “Anfield”. Përballë Wolvesit do të përshëndetet për herë të fundit me popullin e kuq.

Jam i rraskapitur, kam nevojë për pushime”, theksoi gjermani në momentin që njoftoi largimin nga drejtimi i The Reds në fundin e sezonit.

Veprim që e bëri për t’i dhënë kohë drejtuesve në gjetjen e pasardhësit të tij, i cili do të jetë holandezi Arne Slot.

Sa i përket së ardhmes, Klopp bën një premtim për tifozët e veçantë të Liverpoolit. Duke deklaruar se nuk do të drejtojë klub tjetër në ishull.

Lexo edhe:

Më presin pushime të gjata, kjo është e sigurt. Koha ime në Angli përfundoi. Padyshim që po, sepse nuk do të stërvis asnjë skuadër tjetër këtu”, theksoi një ndër trajnerët më të mirë në planet.

8 trofe shijoi 56-vjeçari nga Stuttgarti me Liverpoolin, ku dallohen titulli kampion, që klubit i mungonte prej 30 vitesh, dhe Champions League.

Liverpool-Wolves do të transmetohet live në SuperSport 4 (17:00).

Letra e Klopp për Liverpool-in: Qyteti i mikpritësve dhe futbollit, faleminderit dhe lamtumirë!

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...