Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Nuk ka shpjegim”, Tuchel pas disfatës në Bundesliga: U “fikëm” pas 30 minutash!

Bayern Munich pësoi një disfatë të rëndë në Allianz Arena teksa u mposht nga Leipzig me shifrat 1-3. Bavarezët mbajnë ende vendin e parë në kampionat, por nëse Borussia Dortmund fiton dy ndeshjet e fundit të Bundesligas atëherë do të jenë verdhezinjtë kampionët e Gjermanisë dhe do të rrëzonin nga froni pas plot 10 vitesh Bayernin.

Pas humbjes me Leipzig trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel u shpreh se skuadra e tij “hoqi dorë” nga loja pas 30 minutash, kur edhe kishin shënuar golin e parë. Ndër të tjera, tekniku i rekordmenëve gjermanë shtoi se nuk ka shpjegim për atë që ndodhi në fushën e Allianz Arena.

Lexo edhe:

“E nisëm ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, bëmë gjithçka që duhej për të kaluar në avantazh dhe në fakt ia dolëm. Por, pas 30 minutash hoqëm dorë nga loja. Pastaj në pjesën e dytë nuk ishim në fushë. Nuk di t’i jap një shpjegim se si mund të ndodhë një humbje e tillë”, u shpreh Tuchel.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...