Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nuk ka surpriza në Premier League, City vijon marshimin

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet, teksa kaloi këtë pasdite edhe pengesën Leicester. Skuadra e Guardiolës fitoi 0-2, me golat e shënuar nga braziliani Gabriel Jesus dhe belgu de Bruyne.

Fitoren e 4-t radhazi mori edhe Chelsea i Antonio Contes. Blutë mposhtën 0-4 Ëest Bromin, në një sfidë ku fitorja u hipotekua që në 45 minutat e para. Morata hapi serinë e golave, ndërsa Hazard dyfishoi rezultatin. Në fundin e pjesës së parë, Marcos Alonso shënoi golin e 3-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte sërish Hazard që vulosi rezultatin final 0-4.

Edhe Liverpool kaloi pa probleme Southamptonin, teksa triumfoi me rezultatin 3-0. Egjiptiani Salah shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Philippe Coutinho vulosi fitoren, në minutën e 66’.

Bournemouthi vijon gjithashtu ecurinë e mirë në këtë sezon, teksa sot mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Huddersfieldin. Fitore mori edhe Burnley, që iu imponua 2-0 Swansea-t, ndërsa Crystal Palace dhe Everton ndanë nga një pikë, me barazimin 2-2. Më herët, Arsenali mposhti Tottenhamin, në derbin e Londrës. Mustafi dhe Sanchez shënuan dhe vulosën rezultatin 2-0, në favor të topçinjve.

Premier League kryesohet nga Manchester City, me 34 pikë, e ndjekur nga Chelsea me 25 dhe Manchester United e Tottenham me 23. Skuadra e Mourinhos do të zbresë në fushë, në orën 18:30, ku do të presë Newcastlen dhe do të kërkojë të rikthehet në vendin e dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...