Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Nuk ka turp të kërkojë këshilla”, Kroos: Ja pse Guler është ndryshe nga talentët e tjerë

Real Madrid nuk u mendua gjatë, por pagoi 20 milionë euro për të transferuar në kryeqytetin spanjoll një nga talentët më premtues të futbollit turk, Arda Guler. Fantazisti shkëlqeu me fanellën e Fenerbahces në Superligën turke, e po ashtu edhe me kombëtaren duke bërë që madrilenët të lëviznin shpejt dhe të mposhtnin konkurrencën e Barcelonës.

Në ditët e tij të para si madrilen, Guler ka lënë një përshtypje tejet pozitive tek trajneri Carlo Ancelotti, por edhe tek shokët e skuadrës. Së fundmi, është Toni Kroos ai i cili shprehet se e vlerëson shumë Guler për faktin se turku nuk ka turp të pyesë dhe të kërkojë këshilla nga lojtarët më të vjetër të Real Madrid.

Lexo edhe:

“Duhet theksuar se Guler ka një talent të jashtëzakonshëm për moshën që ka, këmba e tij e majtë është shumë elegante. Dhe, keni për ta parë shpejt këtë në ndeshjet që nap resin gjatë sezonit, është shumë i zoti teknikisht dhe ia del më së miri edhe në zonat më të ngushta. Mendoj se është një goditje e zgjuar nga klubi sidomos për të ardhmen.

Mua më pëlqen shumë sepse është nga ata talentë që nuk kanë turp të pyesin dhe të kërkojnë këshilla. Ka shumë 18-vjeçare që nuk e bëjnë diçka të tillë dhe nuk duan t’ia dinë për këshillat. Guler ka mentalitetin e duhur pasi kërkon të mësojë gjithnjë”, u shpreh Kroos.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....